ra

Dita e sotme pritet të përcaktojë përfundimisht nëse opozita do të jetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por edhe se kur do të mbahen ato.

Kjo për shkak se në Tiranë pritet të mbërrijë Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, i cili do të takohet me kryeministrin Rama, kreun e PD-së, Basha dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta.

Por përpara këtyre takimeve të zyrtarit të lartë amerikan, kanë nisur lëvizjet e ambasadorëve të akredituar në Tiranë.

Kështu, kreu i Prezencës së OSBE-së, në vendin tonë, Bernd Borchardt është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Rama, dhe temë kryesore e bisedimeve janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.