9db1c4e5-1803-4d58-b72e-19ed17648c88-0

Një automjet ka shpërthyer në flakë në autostradën Lushnje – Fier. Ngjarja ndodhi gjatë paradites. Makina mori flakë befas teksa ishte në lëvizje. Asnjë nga personat që gjendeshin në të nuk u lëndua. Policia po heton shkaqet e këtij incidenti.