oooops 2
Sipas numrit 2 të LSI-së, Ylli Manjani, nje komplot i ri që kërkon kokën e Ilir Metës është vënë në lëvizje pas atij të organizuar nga Dritan Prifti dhe Tom Doshi. Ky komplot që Manjani e etiketoi si “Porosinë e Sheratonit” ka zevendesuar Durim Bamin me Kastriot Ismailajn. Ai ka mohuar çdo përfshirje të Ilir Metës në çështjen korruptive të CEZ. Duke folur në emisionin “Opinion”, Manjani tha se Metës, njësoj si në rastin e Doshit, po i bëjnë një atentat politik.

“Vetëm se në këtë rast, Durim Bami është zëvendësuar me Kastriot Ismailaj”, tha ai.

Sipas Manjanit, akuzat dhe emisioni i djeshëm janë porositur në hotel “Sheraton”.

“Ilir Meta e dha njëherë dorëheqjen pë Shkëlzen Berishën.

Nuk e jep dhe për djalin e Stefan Fules”, tha Manjani, duke iu referuar një akuze sipas së cilës, marrëveshja me CEZ u bë për të punësuar pikërisht djalin e ish-komisionerit për Zgjerim, çekun Stefan Fule.

Manjani tha se Meta dhe LSI janë vënë në qendër të sulmeve, për shkak të peshës që ka në politikën shqiptare.

Pyetjes nëse këto sulme ndaj Metës, janë të koordinuara mes Ramës dhe Bashës, Manjani iu përgjigj “nuk e di”.