serb

Gjatë një interviste në emisionin “Vo Centar” të televizionit Alsat-M, ish-gjenerali serb, Stevan Gjurovic, tregoi se sa spiunë kishin dhe sa herë ata kishin mundur ta vrisnin Adem Jasharin.

”Ne ishim në dijeni për çdo hap që bënte komandanti i shqiptarëve, Adem Jashari, pasi ne kishim spiunë brenda dhe për këtë arsye ne dinim çdo gjë rreth tij se ku po shkonte e çka po bënte. Ne mund ta vritnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo, madje edhe mund ta zinim edhe te gjallë. Mirëpo, ne i vramë familjen për t’i dërguar një mesazh ndërkombëtarëve”, tha ai.

Ai tregoi se 3 spiunë ishin të afërm të Adem Jasharit, por nuk i përmend me emra. Ndërsa, si spiuni më i madh tha që ishte një ish-ministër.

“Ministri na informonte për çdo gjë. Madje edhe për detajet më të vogla, pasi ne ia mbushnim xhepin plot me para të thata. Atij, të themi, i pëlqenin shumë paratë”, deklaroi gjenerali serb.