0,,18195602_303,00
Një emigrant shqiptar në Selanik vrau mbrëmë bashkëshorten e tij, një shtetase greke, në rrethana të paqarta. 34 –vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka qëlluar gruan me thikë në shtëpinë e tij, në Halkidiki. Pas krimit ai është larguar me një taksi, duke marrë me vete edhe një nga fëmijët. Çifti i martuar prej disa vitesh kishte dy fëmijë, të moshave 4 dhe 6 vjeç. Policia u njoftua për krimin nga fqinjët që kishin dëgjuar të bërtitura në shtëpinë e shqiptarit. Ata u thanë agjentëve se shqiptari e qëlloi gruan 41 –vjeçare me thikë pas një grindje të ashpër, për motive që nuk dihen ende. Policia greke beson se ai i është drejtuar kufirit shqiptar në përpjekje për t’u arratisur.