Nivelet e ndotjes akustike janë bërë shqetësuese për shëndetin fizik dhe psikologjik të qytetarëve , kryesisht në kryeqytet, ku prej vitesh rezulton që kjo ndotje të jetë rreth 70 decibel ose 20 decibel mbi normat e lejuara me ligj. Lidhur me këtë shqetësim një grup qytetarësh i janë drejtuar këshillit bashkiak të Tiranës me një peticion me mbi 300 firma, plan për zgjidhjen e këtij problemi duke ofruar dhe një plan masash

Qytetarët rendisin një sërë masash që duhet të merren për eliminimin e zhurmave pa kriter të cilat vijnë kryesisht nga trafiku dhe bizneset.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, rreth 200 raste të reja në vit rezultojnë me probleme me dëgjimin, kryesisht fëmijë.