Nisin së shpejti aplikimet për lotarinë amerikane. Ambasada amerikane siç është bërë traditë tashmë, ka publikuar sot datën kur nisin zyrtarisht aplikimet dhe afatin sa zgjasin.

Aplikimet nisin më 2 tetor dhe do të vazhdojnë deri më 5 nëntor. Bëhet fjalë për më shumë se 4 javë kohë kur shqiptarët mund të aplikojnë për lotarinë amerikane.

Ndërkohë ambasada jep edhe këshillën e parë për të gjithë ata që duan të aplikojnë për këtë lotari.

“??? | Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg”, shkruan Ambasada amerikane në “Facebook”.