16406479_1303791229705925_6237137886125672668_n

Niko Peleshi nuk u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar që është mbledhur për mosarrestimin e Klemend Balilit. Zv.kryeministri ishte i gatshëm të ulej në postin që i takon kreut të qeverisë, Edi Ramës në këtë mbledhje, pasi ky i fundit shmangu pjesëmarrjen me një vizitë në Kosovë. Por presidenti Nishani refuzoi Niko Peleshin në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Me ikjen e tij në Kosovë, Rama la vetëm në mbledhje, Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, që konsiderohet përgjegjësi kryesor i mosarrestimit të Balilit. Tahiri do të ketë përballë presidentin Nishani, kreun e Kuvendit, Ilir Metën dhe prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, që do t’i kërkojnë llogari për mosveprimet e policisë. Në mbledhje është edhe Haki Çako, i cili më shumë se Drejtor i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ngjan me një zv.ministër.