Nis punimet Kuvendi, jashtë protestohet kundër Myslim Murrizit

12 orë më parë

Kuvendi po mban seancë plenare, duke nisur kështu sesionin e ri parlamentar. Seanca nisi me fjalën e kryeparlamentarit të Gramoz Ruçit me një bilanc të Kuvendit gjatë sesionit të kaluar.

Duke përcaktuar objektivat për këtë sesion, Ruçi vuri theksin te vendimarrja për negociatat dhe reforma zgjedhore.

Ndërkohë jashtë Parlamentit aktivistë dhe prindër të fëmijëve me sindromën dawn po protestojnë kundër një deklarate të deputetit Myslym Murrizi për këtë kategori.

“Brahim Myftaraj pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika qe nuk ju bie. Pse kjo ndrikulla eshte problemi apo rama, damiani, beqa, kajmaku valdrini??? Ik qerohu se me vjen te vjelle kur shoh qe nje daun komenton ne fb tim”- ishte replika e Murrizit me një komentues në facebookun e tij që shkaktoi reagime.