Studentët kanë nisur protestën edhe ditën e sotme. Marshimi i tyre nisi fillimisht nga Universiteti Politeknik, për të shkuar më pas para Ministrisë së Arsimit. Ata kanë shmangur Kryeministrinë, me idenë për të mos politizuar kauzën e tyre. Ndonëse është një ditë e shtunë, pjesëmarrja pritet të jetë sërish e madhe. Studentët kanë paraqitur një listë me disa kërkesa. Ata kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Rama për t’u takuar. Kushti i vetëm i tyre për t’u tërhequr nga protesta është plotësimi i kërkesave.