12316540_10206996751570896_4641289800375725523_n
Opozita nisi protestën e paralajmëruar kundër qeverisë. Mijëra mbështetës të saj dhe qytetarë janë mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara kryeministrisë. Në krye të saj janë kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish –kryetari Sali Berisha. Protesta ka nisur nën tingujt e himnit të flamuri, ndërsa protestuesit mbajnë pankarta në duar kundër qeverisë. Kryetari Basha ka paralajmëruar se kjo protestë është nisja e rrugës pa kthim për largimin e qeverisë. Protesta po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Policia ka nxjerrë mijëra forca me uniform dhe civilë për të garantuar mbarëvajtjen e saj dhe për të shmangur incidentet e mundshme.
12348091_871322836320809_2926821154294683418_n12348780_10153389559202842_1883395015_n