klandestine-602x330
Sikunër ishte paralajmëruar më herët, se me ardhjen e stinës së dimrit refugjatët do të përdornin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar drejt Evropës Perëndimore, sot në Kakavie janë ndaluar 12 shtetas nga Maroku.

Policia e Gjirokastrës njofton se klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri.

Klandestinët janë kapur në segmentin rrugor “Llongo-Vrisera” në hyrje të fshatit “Vrisera” . Ata po udhëtonin me këmbë. Policia i shoqëroi për në zyrat e Pikës Kufitare Kakavie për veprime të mëtejshme.

Pas intervistimin rezultoi se këta persona ishin me shtetësi Marokene dhe donin të shkonin në Malin e Zi. Destinacioni i tyre përfundimtar ishte Gjermania.Pas verifikimit këta shtetas janë dërguar për në Qëndra e Mbyllur Kareç Tiranë.