Në ‘’Argument’’ për të diskutuar rreth qumështit që po derdhet në rrugë, në formë proteste nga fermerët, ishte dhe Niko Lera, Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave. Ai deklaroi se cdo qeveri ka tentuar të lehtësojë bujqësinë.

‘’Bujqësia gjithë kohës ka pasur vetëm përjashtime dhe pse nuk ka asnjë kontribut në prodhimin fiskal. Tani është koha që cdo sektor të jetë i barabartë’’- shprehet Lera.