Ditën e sotme edhe studentët e fakultetit të Mjekësisë janë solidarizuar me studentët e tjerë duke iu bashkuar ngujimit.

50 studentë të këtij fakulteti kanë shkuar në fakultetin Ekonomik për t’u ngujuar ditën e sotme, ndërsa nesër do të vijojnë bojkotin në fakultetin e tyre.

“Dënojmë dhunën që është ushtruar nga policia ndaj shokëve tanë të Fakulteteve të tjera dhe solidarizohemi me ta. U themi që Mjekësia është e gatshme ti mbështesë me çfarëdo ndihme.
Në kuadër të këtij solidarizimi kemi vendosur dhe ne të ngujohemi si Fakultetet e tjera. Jemi një grup me disa studentë, nesër presim të 2-3 fishohemi.
Protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e 8 kërkesave dhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Sonte ne do të flemë këtu, grupi prej 40-50 studentësh, ndërsa nesër do të vijojmë bojkotin te Fakulteti i Mjekësisë”, u shprehën ata.