abi

Tiranë- Një veprim mes diktaturës dhe çmendurisë. Të tillë e konsideron, Jamarbër Malltezi, vendimin e fundit të KKT-së për pezulliminin e lejeve të ndërtimit deri pas zgjedhjeve të 2015.

Në gjykimin e tij kryeministri Rama po cënon direkt autonominë vendore, duke marrë kompetencat e krybashkiakëve dhe kryekomunarëve të vendit.

“Vendimi i fundit i Ramës është diku mes diktaturës dhe çmendurisë. Po kërkon te behet edhe Kryeminister edhe kryetar i bashkive të gjithe qyteteve te Shqiperisë. Po pse i paguajme kot ne kryebashkiaket? I suprimojme ato funksione dhe lëme fortgjatesine e tij ne boten e tij psiqike te kenaqet” shkruan ai në faqen zyrtare në fb.

Duke u ndalur konkretikisht në zhurmën për ndërtimin tek diga e liqenit artificial, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha akuzon Ramën se ishte ai që si kryebashkiak e ktheu nga zonë sportive në truall ndërtimi për tokat private.

Megjithatë sot si Kryeministër, Malltezi vlerëson se Rama nëse është i shqetësuar e ka mundësinë të shpronësojë privatët për interes publik.

“Nese do te mos ndertohet tek liqeni pasi qe vete ka nderruar destinacionin nga zone sportive ne truall ndertimi per tokat private, e ka mundesine si Kryeminister qe te hape qesen dhe te shpronesoje privatet per interes publik me çmim tregu. Në vend qe të bëjë shfaqje me kukulla, le të paguajë dhe t’i dhuroje qytetit një zone rekreative pasi që me dhjetera lulishte dhe fusha të shkollave të Tiranës i ktheu në pallate për Fidelet e vet”.

Në një tjetër postim me 22 gusht, Malltezi do të akuzonte Ramën se po rikthen gjobat 20% nga ndertimi.