Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit, ku një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur, e kreu këtë akt të rëndë në panik e sipër, për arsye se pas mesnate në shtëpinë e saj kanë hyrë disa grabitës.

Ndonëse e hedhur nga një lartësi e madhe, gruaja ka shpëtuar dhe ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.