orest_malushi_9909
“Përshëndetje Doktor..Dua te denoncoj një person me super rekorde kriminale që është drejtor i ujësjellësit Ersekë. Quhet Orest Malushi i dënuar me 12 vjet për vrasje mbetur tentativë, i deportuar nga USA për këtë krim, kreu 8 vjet burg dhe tani rilindi duke u bërë drejtor. Gjithashtu anëtar i Këshillit të Qarkut dhe kryetar i grupit të punës për emërimet në PS-në Ersekë. Turp më të madh nuk ka ku të shkoje. Babai i tij Gëzim Malushi ishte eksponenti kryesor i djegies se godinës së PD-së Korçë në vitin 1997 pastaj u bë drejtor i KESH-it për 8 vjet. Për shkak të hasmërive të të birit (drejtorit) u shpërngul në Erseke ku dhe i biri kriminel i hyri politikës. Duke ditur që ju jini i vetmi zë i së vërtetës dhe duke shpresuar që me denoncimin e fuqishëm që do i bëni ju këtij njeriu do pritet e hyrja në Parlament më 2017 se në PS po mos të kesh bërë vrasje nuk të bëjnë deputet. Ju lutem denoncoheni këtë rast Doktor Berisha. Erseka nuk e meriton të përfaqësohet nga një kriminel”.
capturesber_9910