basha9
Pedagogët kundërshtojnë hapur dhe fort pr/ligjin duke e quajtur antikushtetues por dhe shkatërron sistemin arsimor.

Një ditë para se pr/ligji për arsimin e lartë të votohet në parlament, opozita mblodhi në një tryezë me temën “Qeveria godet arsimin e lartë” pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë oponencë për këtë pr/ligj.

Partia Demokratike, mbajti sot një tryezë të gjerë me përfaqësues të fushës universitare për të thithur mendime rreth draftit të qeverisë për Arsimin e Lartë. Protagonistë në zë të botës akdamike ishin mjaft kritik edhe me projektin e shumicës, duke cilësuar ate shkatërrues për gjithë sistemin, por edhe me vete opozitën, për mënyrën se si po e kundërshton atë.

Opozita ka vendosur të dëgjoje zërin e përfaqësusve të botës akademike dhe universitare për pr/Ligjin e Arsimit të Lartë i cili po shqyrtohet në tryezat e punës ne kuvend.

Por dy profesorët e Universitetit të Tiranës Mark Marku, dhe Artan Fuga , ishin kritik edhe për mënyrën e kundërshtimit të draftit nga Opozita.

“Në seancën e së nesërmes duam të jemi dhe zëri i atyre që kanë folur kanë shkruar dhe kanë dalë nëpër sheshet e protestave dhe që nuk janë dëgjuar’ tha Basha.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës, Mark Marku por dhe Artan Fuga të cilët kundërshtojnë jo vetëm pr/ligjin kritikuan dhe opozitën për qëndrimin e saj në lidhje me këtë pr/ligj

Mark Marku:“Mendoj se jemi pak në kurthin që na kanë futur hartuesit që në fillim. Bëni debat sa të doni ne do bëjmë çfarë të duam, dhe do jetë një ligj që nuk ka lidhje me reformën e arsimit por pikë për pikë në zbatim të grupit të interesit që favorizon interesa financiare të një grupi interesa sektoral…

Edhe nesër në parlament ne e dimë që opozita nuk mund ta përmbysë situatën pasi pr/ligji është nesër dhe numrat i kanë pasi po të kishin dashur konsensus do ta kishin kërkuar në komision. Duhet të sensibilizohet opinioni publik. Unë personalisht jam pak skeptik për mënyrën si ka funksionuar opozita në raport me këtë pr/ligj. Ka qenë mjaft hezituese. Nuk ka qenë e qartë dhe nuk ka kuptuar rrezikun që po i vjen sistemit të arsimit të lartë. Të paktën tek ne është krijuar ideja sikur opozita po jep një gjysmë ok dhe po jep ca deklarata opinionit publik për të treguar se janë kundër por në thelb nuk kemi parë një qëndrim opozitar të strukturuar për pr/ligjin.

Ne kemi dashur një artikulim më të qartë të rrezikut që përbën ky sistem arsimor. Unë jam kundër asaj që tani të merremi me opozitën . Duhet të sensibilizohet opinioni publik që ky pr/ligj dëmton në thelb sistemin arsimor, dëmton në thelb edhe sistemin tonë legjislativ. Ëshë e tmerrshme që një grup interesi me pak para me shumë perversitet, shumë aktivizim të arrijë të implementojë interesat e veta në një pr/ligj dhe ti implementohet sistemit që të shkatërrojë sistemin në vitin e ardhshëm. Këtë e shikoj si një precedent nga pikëpamja e hartimit të legjislacionit që shumë radhë ka ndodhur. Pra një grup shumë i vogël, por shumë i vogël të arrijë me financim, korrupsion, duke paralizuar cdo rezistencë institucionale, duke kompromentuar çdo aktor që mund të shprehë zërin të arrijë të ndërtojë një ligj të vetin në kokë për të shkatërruar sistemin arsimor dhe ta shndërrojë në pr.ligj.

Maxhoranca vërtet ka shumicën në fshatra e qytete por aty ku do të implementohet pr/ligji nuk ka shumicën. Ne që jemi në universitet nuk mendojmë se e mbyllim luftën me miratimin e pr/ligjit por do e vazhdojmë pasi nuk kemi ndërmend të dorëzojmë liritë e fituara dhe tia nënshtrojmë të drejtën për të menduar ti vëmë në dispozicion qeverisë.

Punën tonë shkencore ta kushtëzojmë nga dëshirat apo të lejojmë që qeveria të vlerësojë se kush është studiues i zoti dhe kush është puna shkencore me vlerë, pasi po negociuam lirinë e mendimit atëherë praktikisht kemi jo vetëm intelektualisht jemi shuar por në një farë mënyrë kemi shkatërruar profesionin tonë

Profesor Artan Fuga: Nuk gjendet dot një pedagog, një asistent i ri apo i moshuar që kanë dhënë mbështetjen e këtij pr/ligji.Kkush janë më legjitimë depuetët apo qindra profesorët që merren me këtë. Sepse nuk është ligj që kanë të bëjnë me pronën. Opozita të gjykojë aspektin normativ.

Ardian Marashi: Ligji në formën që paraqitet është i pandreqshëm. Nëse nuk rishikohet është vërtet i pariparueshëm

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, I vetëdijshëm për betejën e humbur me kartonat në parlment, kërkoi nga perfaqesues të fushës universitare, bashkëpunim pertej Kuvendit.