Ish-ministri i Brendshëm pas periudhës së vitit 1997, Neritan Ceka i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se në Shqipëri nuk mund të flitet për mafie në Shqipëri.

“Nuk mendoj se mund të përdorim ende emrin mafia në Shqipëri. Nuk ka mafie. Mund të ketë mikroorganizma mafioze, por nuk mafie në ato modele të Italisë apo Shtetet e Bashkuara. Para se të gjithash, rendi është një çështje gjendje, nuk është se ndërtohet. Kur ka një agravim të situatës politike dhe ekonomike, krimi rritet.” – u shpreh Ceka.