Nafta
Nafta evropiane e tipit “brent” e cila vjen edhe në Maqedoni sot arriti çmimin më të ulët në njëmbëdhjetë vitet e fundit, informon Asocieted Press. Në tregtimin e sotëm, nafta e detit verior për porosi në janar u lëshua në çmimin prej 36 dollar e 29 cent. Në raport me tregtimin e të premtes, çmimi është më i lirë për 59 cent. Nafta amerikane tregtohet me çmim prej 34 dollar dhe 37 cent. Zhurnal shkruan se sipas gjitha gjasave do të ketë çmime më të lira për 2-3 denar për litër edhe para së gjithash tek benzinët. Pritet që të ketë zbritje çmimi edhe të dizelit. Në Shqipëri, pavarësisht se nafta në bursë ka rënë në 36 dollarë, çmimi vijon të mbetet më i larti në rajon.