hqdefault3

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve pritet të mblidhet sot pasdite për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe do të jetë e hapur për mediat pas këmbënguljes së opozitës.

Dëgjesat e Këshillit me deputetët Doshi dhe Frroku priten me interes, pas edhe paralajmërimit të një dite më parë të Tom Doshit se sot do të lëshojë “bombën” e radhës.

Përmes një postimi në fb, Doshi tha se nëse gjëndja shëndetësore do të jetë në favor të tij, pasi ky ishte dhe shkaku pse u shty vendimi të hënën, ai do të do të bëjë publike një fakt rrënqethës.

Sipas Doshit ky fakt do të qartësojë hetimet që janë bërë dhe si jane manipuluar deshmitaret kyç në këtë histori.

Doshi thekson se, prokuroria kërkon të shpëtojë Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit, ku Spartak Braho takoi vëllain e Fatjon Skënderaj, fakt ky që sipas Doshit që do nxirrte zbuluar manipulimin që i bënë ata ketij deshmitari.

Ndërsa nga ana tjetër Doshi, atakon Prokurorin e Përgjithshëm, që sipas tij po mundohet të shpëtojë veten, pasi ai ka pasur dijeni për eleminimin e tij fizok por nuk beri asgjë për 6 muaj rresht.