Lulzim Basha deklaroi nga selia blu se Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të vihet para drejtësisë, ndërsa sipas tij faktet e publikuara dje në emisionin “Të paeskpozuarit”, i nxorrën maskën e vërtetë Edi Ramës, ndërsa provuan se projekti i Unazës së Re është një megavjedhje.

“Është e qartë për të gjithë se projekti i Unazës është një vjedhje dhe jo një zhvillim. Sot të gjithë po shohin Ramën e vërtetë pa maskë dhe fasadë. Arroganca, dhuna dhe këmbëngulja mizore dy mujore për të nxjerrë nga shtëpitë qytetarët frymëzohet nga makutëria për para.Ne kemi dy muaj që e themi çdo ditë këtë gjë pavaresisht se helmimi i propagandës i ka penguar qytetarët të shohin të vërtetën. Sot të gjithë po shohin Ramën pa maskë, një hajdut që për të mbushuar xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë pleq e fëmijë. Mbrëmë këto fakte tronditëse u shfaqen në emisionin ‘Të Paekspozuarit’. ARRSH e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë. Të gjitha koncesionet janë akte korrupsioni”- tha Basha.

Zëri Amerikës tregon skandalin / Si u manipulua me tenderin e Unazës se re

Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendin të bashkohen në protestë për të ndalur vjedhjen e kësaj qeverie.

“Dua tu them studentëve dhe banorëve të unazës, unë jam me ju, ne jemi me ju, demokratët janë me ju. Ne jemi me njerëzit, detyra jonë është që të luftojmë për njerëzit. Ne japim mbështetjen tonë për përpjekjen tuaj. Nuk duam kurora, nuk duam lavde, duam drejtësi. Askush nuk duhet të rri më i heshtur, nuk duhet të rri më pa vepruar. Ju bëj thirrje të qytetarëve shqiptarë të bashkohen kundër vjedhjeve të Edi Ramës. Ju bëj thirrje t’iu bashkohen qytetarëve që protestojnë për teatrin, t’iu bashkohen studentëve. Të mos shkurajohen. Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, bashkë që ta ndalim me çdo mjet. Vetëm kur njerëzit luftojnë për të drejtën, atëherë fiton populli dhe e mira dhe mundet e keqja”, – deklaroi Basha.