ndre-legisi1-640x355
Ish –deputeti socialist, Ndre Legisi, një prej ish –bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, i kërkon kryeministrit që shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë për gazetarin Ylli Rakipi, në emisionin “Të pakespozuarit” në Ora Neës, Legisi thotë se zgjedhjet e reja i duhen Ramës si mundësi për t’u vetëkorrigjuar për çfarë solli ë parlament. Por një tjetër arsye e fortë – shprehet ai – është fakti që sipas tij koalicioni me LSI –në nuk është frytdhënës.

Ylli Rakipi: Rama kryeminister. A ju duket se i ka mundësitë për të qenë një kryeministër që mund ta ndryshojë vendin?

Ndre Legisi: Nuk mundet të ndërtosh një godinë nëse themelet i ke bërë keq. Po të isha unë me këtë situatë parlamentare bëj zgjedhje, dhe ti dalë popullit siç i tha greku, e bëra këtë gabim, kam bërë një paralament që po çudit Europën dhe unë këtë do ta korrigjoj dhe vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Teatrot e komisionit i kemi parë, si ndërtohen me telefon, nuk funksionon. I them popullit, hajde dhe më voto.

Sipas ish –deputetit socialist, Rama i zgjodhi vetë deputetët e PS, pa pyetur askënd, dhe për këtë ai thotë se e ka paralajmëruar se kandidatët që kishte propozuar do t’i kishte “gur në qafë”

Ylli Rakipi: A ishit ju dakord me perzgjedhjen e kandidateve të majte që bëri z. Rama?

Ngre Legisi: S’ka si të isha dakord, pasi s’më pyeti vetëm mua, nuk pyeti askënd. Lexoi listën dhe iku. Personalisht mënyrës së përzgjedhjes dhe mënyrën si e administron funksionin e kryetarit të partisë, e kam kundërshtuar e kundërshtoj edhe sot e konsideroj të gabuar, shumë të gabuar.

Mënyrën si e respekton asamblenë, zgjedhjen në parti, si i përzgjedh ministrat, si respekton statutin e partisë, Edi Ramës i daltë për hajër, u bëftë edhe kryeministër I Europës, por problem qëndron që unë s’e kam mbështetur në mënyrën si e bën politikën e tij, as e mbështes edhe sot.

Ylli Rakipi: Për herë të parë këtu u përzgjodhën njerëz që nuk ishin pjesë e PS. Protestuat për kandidatët më rekorde kriminale?

Ndre Legisi: Ka politikën e vet PS në ripërtëritjen e saj, prurjet janë të rëndësishme. Jam i shqetësuar që për zgjedhet vendore. Isha i befasuar nga mënyra si Edi Rama po përzgjidhte kandidaturat dhe e kam kontenstuar. S’dua të bëj njeriun e rëndësishëm. S’e kam parë si kryetar partie, kisha besim absolut dhe e mendoja si një mik që duhet të kishte sukses. Jo me naivitet jo se më përdori, por Saliu duhet të ikte, nuk ishte e mira e Shqipërisë.

Dhe në zgjedhjet vendore e pashë si u përzgjodhën kandidaturat, njerëzit që nuk i konsideroja socialistë jo që të merrnin votën e popullit. Shumica e njerëzve që kontenstuam fituan, Edi Rama justifikohej me këtë. Kur tjetri është në pushtet shihe sa demokrat është. Kur erdhi puna për deputetët të njëjtën gjë. Ishte një koncept shumë I çuditshëm, më mirë një fitore e pandershme se një humbje e ndershme. Kjo nuk më shkonte për shtat.

Nuk isha partizan që duhet të fitojmë me çdo çmim. Pashë ata që po promovon Rama nëpër takime, isha sekretar për të bërë mbledhje me organizatat, rrija gjithë ditën me kandidatët, i njihja, dhe i thashë këta do të jenë gur në qafën tënde. Kur më prezantoi në Laprakë me kandidatët që sot janë deputet unë u tërhoqa nga fushata.”

Një tjetër arsye e fortë pse Rama duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme – thotë Legisi – është fakti që sipas tij koaliconi me LSI nuk është frytdhënës.

Ndre Legisi: S’isha dakord që LSI të bashkohej me PS, s’pranova te isha negociator.

Me Metën përpara se të zgjidhej presidenti, përpara takimit të ngjalave, Rama më tha në telefon që të shkoja ti takoja, por nuk isha i gatshëm të isha pjesë e këtyre negociatave. Iu përgjigja dërgo një tjetër të merret me këtë gjë. Nuk u përfshiva. Kur hyra në mbledhje të kryesisë Dade më tha sa i fshehtë paske qenë.

Nuk isha dakord që LSI të bashkohej në PS. S’më vinte keq që Meta vinte në PS, por nuk isha dakord që 2 muaj para zgjedhjeve të mëbshtesin fitoren e PS, për të kaluar nga pushteti në pushtet. S’kam qenë dakord dhe nuk jam edhe sot. Shkova të LSI që Meta mos të shkonte në PD.

Isha dakord që PS mos ta fitonte pushtetin sesa ta fitonin në këtë mënyrë. Socialistët duan pushtet, lufta bëhet për pushtet, por jam i bindur që Rama fitonte vetë nëse do të ishte më parimor.

Është e gabuar se nuk i ndan dot institucionet, dhe t’ja japësh partive si principata, deri në qelizën dhe të shkosh të përfaqësosh. Asnjë parti nuk duhet ta bëjë këtë. Nuk është administrim pushteti ky. Komunikuam edhe për shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit. Nuk kisha iluzion çdo të thotë komunikimim dhe mendim, ose sa respekt kishte ai për mendimet e mia. Në fund arrita në përfundimin se gjithë ajo që mendoja unë për Ramën, mësova se kush isha unë për Ramën dhe kush ishte Rama i vërtetë. ”

Ylli Rakipi: Sipas jush, si ka funksionuar koalicioni Rama-Meta?

Ndre Legisi: Ky koalicion nuk është origjinal duhet të ketë thelb. S’kam asnjë lloj ideje, nesër të fitojë me Saliun dhe të jetë prap LSI në pushtet. Ka parti minoriteti që kalojnë herë majtas dhe djathtas.

Nga ana tjetër ish –deputeti socialist mbështet aksionet dhe reformat e qeverisë. Ndërsa vlerëson si emra të rëndësishëm për Partinë Socialiste, Ben Blushin, Pandeli Makon, Arta Daden apo Namik Doklen.