fdgdfgfd
Drejtori i INSTAT, Gjergj Filipi ka ndërruar jetë sonte në mbrëmje. Prej kohësh ai po vuante nga një sëmundje e rëndë, për të cilën ishte duke u kuruar jashtë vendit.

Filipi mori drejtimin e INSTAT në vitin 2013 pas ardhjes në pushtet të socialistëve.

Më parë ai ka qenë drejtor i institutit “Agenda”, përmes së cilit ka kryer shumë kërkime në fushën e zhvillimit social dhe ekonomisë.

Pesë ditë më parë me vendim të kryeministrit Edi Rama në krye të INSTAT u emërua Mirela Muca.