megi_0

Ndahet nga jeta babai i futbollistit të kombëtares, Mërgim Mavraj. Mediat kosovare shkruajnë se ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një spital të Frankfurtit në Gjermani. Fill pas ndeshjes me Armeninë, i pari që njoftoi vdekjen e babait të Mavrajt ishte kreu i FSHF-së, Armando Duka, por që më pas lajmi u përgënjeshtrua nga vetë futbollisti. Bëhej fjalë për një informacion të përcjellë gabim, sa që për pak prishi e atmosferën festive të ekipit pas fitore spektakolare me Armeninë.