haraj
Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Ramush Haradinaj ia ka përplasur për fytyre hartën kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Murat Meha.

Mësohet se Haradinaj as nuk e ka lënë Mehën ta përfundojë raportimin, duke ia përplasur në fytyrë një hartë që kishte në dorë dhe më pas është larguar nga mbledhja, shkruan Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës gjatë mbledhjes së Komisionit për Politikë të Jashtme dhe po raporton Komisioni Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi.