Për këtë të hënë është parashikuar një ditë pa reshje shiu, ndaj pritet një tërheqje e Vjosës dhe rikthimi i lumit në shtrat. Megjithatë situata vazhdon të jetë e vështirë për shkak të reshjeve të shiut, që përfshinë jugun e vendit në fundjavë

Situata më e vështirë ka qenë në fshatrat Fitore dhe Novoselë, pasi rrugët janë të bllokuara dhe shumë shtëpi janë ende nën ujë. Prezenca e ujit në banesa arrin në 1.5 metra në fshatin Fitore, ndërsa gjatë mbrëmjes së kaluar forcat e armatosura kanë evakuuar 80 familje.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, situata ka rënie të nivelit të ujit në gjithë pellgun Levan – Ura e Mifolit- Novoselë. Një kontigjent me ushtarë dhe dy pompa thithëse uji janë nisur për në fshatin Darëzezë, pasi këtu pritet të ketë grumbullim të ujit gjatë ditës së sotme