minarolli
Artan Minarolli u nda nga jeta pas një ataku kardiak natën e kaluar. Minarolli ka qenë drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike. Ai ishte 57 vjeç, me një karrierë të gjatë në kinematografi. Minarolli studjoi në Akademinë e Arteve, dega dramë në 1982. Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio. Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë. Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos. Filmin i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996.

JETËSHKRIMI:

Artan Minarolli lindi në Tiranë në vitin 1958. 1978-1982 – Është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve – dega e aktrimit.

1990-1992 – Është diplomuar për regji filmi në Alba Film Studio, Tiranë.

1993 – Është diplomuar për regji filmi në Shkollën Evropiane të Filmit në Danimarkë.

PUNE TE TJERA

1983-1986 – Ka punuar si aktor dhe regjisor teatri në Teatrin e Qytetit të Beratit.

1997 – Ka botuar vëllimin me tregime “Kufoma e një telefoni”.

1998 – Ka organizuar “Euro Film Festival” në Tiranë.

1986-1998 – Ka punuar si regjisor në Albafilm Studio dhe në QKK.

2006-2009 – Ka punuar si Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

2009-2013 – Ka punuar si Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

2009-2014 – Ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurimages.

2014 – Drejtor në Departamentin e filmit në RTSH FILMOGRAFI

2009 – Skenarist, regjisor, producent i filmit të gjatë “Gjallë/Alive, bashkëpunim Shqipëri-Austri-Francë.

2005 – Regjisor i filmit të gjatë “Kronikë Provinciale”, bashkëpunim Shqipëri-Francë-Itali

2004 – Skenarist, regjisor, producent i filmit të gjatë artistik “Nata pa Hënë/Moonless Night”, bashkëpunim Shqipëri-Francë.

1995 – Skenarist dhe regjisor filmit të gjatë artistik “Plumbi prej plasteline”.

1994 – Skenarist dhe regjisor i filmit artistik “100%”.

1991 – Regjisor i dokumentarit “Për një centimetër”.

1986-1993 – As/regjisor në 8 filma artistikë të prodhuar nga Alba Film Studio.

ÇMIME DHE PJESEMARRJE NE FESTIVALE

“Nata pa hënë/Moonless Night”

– « Best Film » në Roma MedFilm Festival, Itali – “Best Film” në Trenton Film festival, New Jersy, USA – Premiere Botërore në Rotterdam Film Festival – Konkurim zyrtar në Moscow Film Festival – Konkurim zyrtar në Valencia Film Festival – Konkurim zyrtar në Bordeaux Film Festival – Konkurim zyrtar në Oslo Film Festival – Konkurim zyrtar në MedFilm Roma

– Konkurim zyrtar në Trenton Film Festival

– Konkurim zyrtar në Naples Film Festival

– Konkurim zyrtar në Black Sea International Film Festival, Rumania

– Konkurim zyrtar në Alexandria Film Festival

– Konkurim zyrtar në New Delhi International Film Festival

– Konkurim zyrtar në Wiesbaden Film Festival

– Konkurim zyrtar në Tautan Film Festival

– Konkurim zyrtar në Cinemed Montpellier

– Seksioni Perspective – Thessalonica Film Festival – Ballkan Survay “Gjallë/Alive”

– Çmim Special në Kottbus International Film Festival – Rotterdam Film Festival – Premirë Botërore – Karlovy Vary International FilmFestival – Premierë Evopiane dhe konkurim zyrtar – Çmim Special në Durrës International Film Festival – Technical Achievement Award in Montpellier Film Festival – Palm Springs International Film Festival – Konkurim Zyrtar – See Fest Los Angeles – Konkurim Zyrtar – Foreign Language Film Nominee AMPAS, 2009 – Konkurim zyrtar në Pusan Film Festival ÇMIME DHE PJESEMARRJE TE TJERA NE FESTIVALE – “Menzione Speciale” për dokumenarin “Për një centimetër” në International Sport Film Festival, Torino – Konkurim zyrtar për filmin”Plumbi prej Plasteline” në Cottbus Film Festival – Germany – Konkurin zyrtar per filmin “100%” në International Film Festival në Trieste – “Kupa e Presidentit” për filmin “Plumbi prej Plasteline” në Eurofilm – Festival of Luhashevic – Czech Republic – Projekti i filmit “Profesori shëtit pak” ka fituar “Prize For Developing” in Ballkan Fund – International në Film Festival of Thessalonica-Greece – Projekti për filmin “Nata pa Hënë” ka marrë pjesë në konkurimet Zyrtare të Projekteve dhe ka fituar fonde zhvillimi në Fonds D’Sud, Montpellier, HBF – Projekti per filmin “Gjallë” ka marrë pjesë dhe ka fituar fonde për zhvillim në Fonds D’Sud, HBF, B2B, Montpellier, Global Initiative, Visionsudeast, B2B.