NATO ka përcjellur me një ceremoni përnderuese lamtumire nëntetaren, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të disa municioneve të paplasura gjatë zbatimit të misionit “Enhanced Forward Presence”, ku mbeten të plagosur major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Në ceremoninë që u mbajt në bazën e Camp Adazit të NATO-s, morën pjesë efektivë nga 10 vendet që janë pjesëtarë të misionit. Pas kthimit nga Letonia, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, zhvilloi një vizitë në familjen Hasanaj, duke iu dhënë njoftimin se nëntetarja e rënë do të shpallet “Dëshmore e atdheut”.