2613.1
Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s, Jens Stoltenberg i kërkoi Shkupit të tregojë kujdes me situatën e krijuar nga ngjarjet në Kumanovë dhe skandali i përgjimeve që ka nxjerrë opozitën në protesta. Ai tha se dhuna duhet të evitohet, duke i kujtuar qeverisë se protestat janë pjesë e demokracisë. Stotelnberg kërkoi që të evitohet më çdo kusht përshkallëzimi i krizës dhe rritja e tensioneve.