Janë Italia e Belgjika dy kombëtaret e tjera të kualifikuara, pas Francës e Spanjës, për Final Four të Nations League. Të kaltrit siguruan kalimin për në fazën finale të kompeticionit falë fitores 2-0 ndaj Bosnjes, ndërsa belgët likuiduan 4-2 Danimarkën në sfidën që vlente kreun e grupit 2.

KUR LUHET FINAL FOUR
Final Four e Nations League do të zhvillohet në muajin tetor të 2021 e do të zhvillohet në një seli. Final Four do të luhet në Itali, fituese e grupit 1. Do të jenë Milano e Torino që do të mirëpresin gjysëmfinalet e Nations League 2021 që do të luhen në 6 e 7 tetor 2021. Ndërsa të dielën 10 tetor 2021 do të diskutohet finalja për vendin e 3° e 4° e finalja e madhe (me shumë mundësi në San Siro), që do të dorëzojë titullin.

NATIONS LEAGUE E BOTËRORI 2022
Kualifikueset botërore mbeten fillimisht të pandryshuara, me 10 fitueset e grupeve që kualifikohen direkt për fazën finale në Katar. Formati i playoff ka ndryshuar e parashikon dy faza me eleminim direkt që kualifikon tre skuadra. Do të përfshihen 10 të dytat e renditura në grupe e dy fitueset më të mira të të grupeve të UEFA Nations League (në bazë të klasifikimit të përgjithshëm të UEFA Nations League) që nuk do të kualifikohen direkt.