naco-nasip
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço përcolli me një batutë interesimin e gazetarëve, për ndryshimet në qeveri.

“Për këtë pyesni kryeministrin, por sigurisht që ka nevojë. Madje duhet të ketë impulse të reja dhe për ju gazetarët”.

Ndërsa pyetjes, nëse Saimir Tahiri do ta zëvëndësonte si Ministër i Drejtësisë, Naço iu përgjigj:

“Qeveria ka nevojë për impulse malore e fushore”.

Ndryshimet në qeveri janë tema e përfolur ditët e fundit.

Kryeministri Rama në mbledhjen e grupi të PS-së tha se nuk do të ketë ndryshime dhe se spekulimet janë sajesa, ndërsa qëndrim tjetër mbajti Meta, i cili tha se qeveria ka nevojë për impulse të reja.