ef7f10e5-3969-4a56-830e-1c232449ac03_1

Siç dukej nga filmimet, rojet e kompanisë private Jaguar Security u neutralizuan në pak sekonda nga grabitësit. Kallashnikovët u hodhën poshtë pas disa krismave, rojet u shtrinë në tokë dhe paratë u dorëzuan me shpresë se grabitësit do tregonin mëshirë. Kur u morën në pyetje në polici, rojet pranuan se i kapi paniku, pasi maskat i qëlluan drejt dhe disa prej plumbave hynë në automjetet të blinduar. Gjatë marrjes në pyetje, njëri prej tyre tha se fillimisht tentoi të reagonte me disa krisma në ajër, por grabitësit qëlluan drejt dhe ka qenë një mrekulli që askush nuk u vra. Pas të shtënave të para gjithçka mori fund dhe rojet pranuan se u paralizuan nga frika. Grabitësit vepruan shpejt dhe e vetmja shpresë ishte patrulla e policisë. Sipas rojeve, mjetet e grabitësve i kanë ndjekur për disa minuta dhe pranë mbikalimit të Kasharit i dolën para duke i blookuar rrugen. Të shtënat e para ishin ndaj blindit të parë, dhe më pas drejt të dytit. Dorëzimi i rojeve të sigurisë është i qartë edhe në videot e filmuara nga qytetarët në rrugë. E gjithë ngjarja zgjati rreth 3 minuta.