Besnik Mustafaj ka folur lidhur me mbledhjen e Kryesisë së PD si dhe gjendjen aktuale të selisë blu. Mustafaj tha se mbështet tentativat për ngritjen e PD, por sipas tij Basha është i paaftë për ta bërë këtë. Ish-ministri shprehet në News 24 se kryedemokrati nuk mund të bëjë dot një analizë serioze dhe për të bashkuar kontribuuesit të djathtës.

“Kryetari mund ta caktojë vetë datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, pa pasur mundësinë të mbledhë Kryesinë.

Unë jam anëtar i PD dhe mbështes tentativat për ngritjen e PD. Basha mendoj se është i paaftë për të bërë një analizë serioze dhe për të krijuar instrumentet e duhura për të bashkuar kontribuuesit. Mendoj se nuk po tregon aftësitë e liderit. Basha e ngacmoi Patozin në mënyrë povokative. Unë nuk di që Bode dhe Patozi të ketë lidhje me Aqif Rakipin. Më pas Patozi u përgjigj ashpër. Besoj se të dy ekzagjeruan me replika.

Unë mendoj se ka hapësirë për të krijuar një parti të re, por varet se kush e krijon. Nëse i respekton njerëzit dhe i rri punës në kokë unë jam i bindur që njerëzit të ndjekin. Por me Facebook nuk bëhet partia, pasi e kanë provuar Genc Pollo e Ben Blushi dhe nuk ja kanë arritur. Lëvizja e Patozit nëse është për ego nuk prodhon gjë” tha Mustafaj.