Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se cila është gjendja e akseve kryesore rrugore të vendit sot.

Në Qarkun Korçë gjate natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, -11 gradë. Kompania e mirëmbajtes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen pjesore të kripës. Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir në rrugën e Dardhës nga km 9 – km 10.

Në Veri qarkullohet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë (15 km e fundit).