auto-abbbb1426598389
Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se përgjithësisht situata në akset kombëtare paraqitet pa probleme për qarkullimin e mjeteve.

Në Rajonin Verior Shkodër: Në të gjithë Rajonin ka rreshje shiu, por nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore janë gadishmëri në të gjitha akset ku ka materiale në rrugë. Në aksin Qafë Mali – Fierzë në vendin e quajtur Miliska, është zgjidhur problemi i bllokimit të kësaj rruge, duke kryer një zgjerim nga ana e malit. Tani ky aks qarkullohet normalisht.

Edhe në aksin K/Hadroj – Qafë Benë ka rënie gurësh. Po punohet për largimin e tyre nga rruga. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Në aksin Qafë Laç – Qafë Qelë ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin. Në Elbasan, zona e Labinotit dhe në segmentin Drizë – Gramsh qarkullohet me një kalim. Aksi Ura e Peshkatarit – Bërzhitë, në vendin e quajtur Dubresh, rruga është e bllokuar. Aksi Elbasan – Librazhd është i hapur. Në Xibrakë ka patur përsëri rënie të materialeve në rrugë, por kontraktori ka punuar për normalizimin e situatës. Aksi është i qarkullueshëm normalisht.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në të gjithë akset e këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin.