debore-energji

Reshjet dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike.

Sipas OSHEE, 8 fidera janë me probleme dhe kanë lënë pa energji mijëra banorë në qytete të ndryshme.

Zonat pa energji – Tiranë:

  • Kabina Muzeu Kombëtar që furnizon me energji institucionin e Muzeut Kombëtar,
  • Kabina OSBE-se që furnizon me enrgji institucionin e OSBE-së në Rr. Donika Kastrioti në ish- Bllok si
  • Kabina Pergola B që furnizon një pallat po në Rr. Donika Kastroiti në ish-Bllok.

Elbasan:

  • Cërrujë/Gramsh

Korçë:

  • Rëmenj Cezmë dhe Cezmë e Vogël/Pogradec

Vlorë:

  • Gorisht

Gjirokastër:

  • Pjesërisht Dropull

Kukës:

  • Pjesërisht Lekbibaj , Rragam/Tropojë; Shtiqen/Kukës

Shkodër:

  • Mjede/Shkoder; Iballe/Puke Rajoni Burrel: Qafshtamë, Antenat TVSH, Zona e Krujës/Burrel; FushëGjor/Lac

Sipas OSHEE-së, në terren janë angazhuar rreth 1800 punonjës të 11 drejtorive rajonale të OSHEE, të cilët janë në gatishmëri për eliminimin sa më shpejt të çdo defekti.