shqip-euml-ria-gjunj-euml-zohet-nga-moti-i-keq_hd
Sikundër ishte parashikuar nga meteorologët, ditë te para të vitit 2016 kanë nisur me mot të keq në të gjithë vendin.

Në pjesën e dytë të ditë së sotme raportohen reshje dëbore sidomos në veri dhe juglindje të vendit. Por parashikimet s’janë të mira as për të paktën tre ditët në vazhdim.

Në datat 5, 6 dhe 7 janar do të ketë sërish reshje dëbore në lartësitë mbi 700 metra.

Përveç reshjeve të dëborës, meteorologët parashikojnë edhe erë të fortë dhe ngrica. Pritet që në në zona të kufizuara në verilindje të vendit dëbora të zbresë edhe deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit.

Sot policia dhe Autoriteti Rrugor shqiptar kanë njoftuar qytetarët për akset problematike në të gjithë vendin, ku këshillohet që lëvizja e mjeteve të bëhet vetëm përmes zinxhirëve.

Këshillohet gjithashtu që drejtuesit të bëjnë kujdes me shpejtësinë.