meta-manjani

Shkarkimi i Ylli Manjanit si Ministër Drejtësie u votua edhe nga Kuvendi, që zgjodhi Petrit Vasilin në këtë pozicion.

Shkarkimi i Manjanit me propozim të Kryeministrit Edi Rama u bë me 74 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Ra në sy vota kundër e Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Ilir Metës.

Ndërsa emërimi i Vasilit ministër Drejtësie u miratua me 76 vota pro.

Gjithashtu, Parlamenti miratoi zgjatjen me një muaj të veprimtarisë së Komisionit parlamentar Hetimor për çështjen CEZ.