Industria e vitaminave po lulëzon, pasi ka bindur me sukses miliona njerëz që disa kokrra në ditë mund të shmangin të gjitha llojet e sëmundjeve.

Por gjithnjë e më shumë studime i kthejnë këto premtime në pyetje.

Një studim i ri ka synuar një mit të popullarizuar:”Multivitamina parandalon sulmet në zemër, goditje dhe shkaqe të tjera të vdekjes kardiovaskulare.”

Studiuesit në Universitetin e Alabamës në Birmingham panë të dhënat e rreth 2,000 personave mbi 12 vjet me rradhë dhe zbuluan se disa multivitamina nuk kishin asnjë ndikim në shëndetin e zemrës.

“Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për të bindur njerëzit, duke përfshirë hulumtuesit, të pranojnë se multivitaminat dhe mineralet nuk parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare”, tha Kim.

“Nuk gjetëm asnjë përfitim klinik të përdorimit të multivitamina dhe minerale për të parandaluar sulme në zemër, goditje ose vdekje kardiovaskulare”, shprehen studiuesit.

Marrja e vitaminave nuk sjell asnjë përfitim për shëndetin tuaj të zemrës.