Mirko

Në kanalin televiziv Agon Channel pritet të nisë një emision i ri televiziv së shpejti, në të cilin do të flitet italisht. Dhe gjejeni pak se kush do të jetë prezantues?

Prezantues apo udhëheqësi i këtij emisioni do të jetë balerini i njohur italian, apo siç e njohim ne bashkshorti i këngëtares Soni Malaj, Mirko Lukareni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mirko i cili ndjehet mjaft i lumtur për këtë pozicion.

Kjo duhet të jetë një rrugëzgjidhje ideale për çiftin, pasi Soni është a nagazhuar me shumë projekte në Shqipëri, dhe meqë tani do të jetojnë të dy këtu, do të kenë më shumë kohë për të kaluar bashk.