kapanoni_9438
Një sasi tritoli ka shpërthyer në kampin qendror të punëtorëve të firmës turke e cila po ndërton hidrocentralin në zonën e Mirditës. Nga kjo ngjarje u rrezikuan dhjetëra punëtorë që po flinin, por për fat nuk pati asnjë të lënduar përvese dëme materiale.
Ngjarja ndodhi mesnatën e së mërkurës, por policia nuk e ka raportuar.
Sasia e eksplozivit ishte vendosur në pjesën lindore të këtij kampi aty ku ndodhen edhe zyrat qendrore të firmës, dhe sipas punëtorëve shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm.
Ngjarja u bë publike nga vete punëtorët e firmës të cilët thonë se ndjehen të rrezikuar për shkak të konflikteve që ka firma me banorë të zonës.