sa

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një denoncim të një qytetari, sipas të cilit mësuesit në një nga shkollat e Kamzës, me urdhër të ministres së Arsimit Lindita Nikolla, pa u pyetur regjistrohen si komisionerë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 Qershorit.

Në postimin e Berishës në “Facebook”, sipas qytetarit, ministrja Nikolla përfiton nga posti dhe dokumentacioni që çdo mësues dorëzon në drejtorinë e shkollës, dhe i ka regjistruar këta mësues pa dijeninë e tyre si komisionerë e koordinatorë nëpër qendra zgjedhore.

Qytetari pretendon se duke u dhënë të dhënat personale të mësuesve strukturave të Partisë Socialiste, cënohet privatësia e tyre.