saimir_tahiri_8495
Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, numri i daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi nuk ka rritje, krahasuar me një vit më parë.
“Shifrat e shqiptarëve që ka sjellë Gjermania nuk përputhen me daljet në kufi”.
Kështu deklaroi ministri Tahiri në një dalje për shtyp duke sqaruar mbi temën e azilkërkuesve.
“Numri i daljes së shtetasve shqiptarë nga pikat kufitare të shtetit tonë është rritur 0.6 % nga e njëjta periudhë e vendit më parë, gjë që do të thotë se shifrat e thëna nga Gjermania dhe vendet e tjera nuk korrespondojnë me numrin total të vendeve që kanë dalë nga pikat kufitare të vendit tonë. Shifra e daljeve në kufi është brenda normave dhe nuk korrespondon fare me të dhënat që thonë vendet e BE, që vuajnë nga kërkesat për azilantë. U kemi kërkuar autoriteteve të Gjermanisë të na japin të dhëna specifike me detaje mbi kombësinë, vendlindjet, vendbanimeve më të fundit sepse nuk korrespondojnë të dhënat e tyre”, tha Tahiri.
Deklarata e Tahirit, tenton tua faturojë “gabimin e llogaritjes” së numrit të emigrantëve, gjermanëve, ndërkohë që në këto 7 muaj numri i azilkëkruesve është rritur ndjeshëm, jo vetëm në Gjermani, por edhe Në Francë, Finlandë, etj.