ditmir-bushatii-655x356

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka uruar Presidentin e ri të Francës Emmanuel Macron për fitoren e arritur përballë rivales, Marine Le Pen.

Në postim në Fb Bushati shkruan se ky është lajmi i mirë edhe për Shqipërinë.

“Shumë urime Emmanuel Macron për fitoren! Një lajm i mirë për Francën, Europën e natyrisht edhe për ne shqiptarët që aspirojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.”- shkruan Bushati.