Shqipëria në ditët e fundit në pjesën më të madhe ka qënë e përfshirë nga flakët.Nga veriu në jug vendi janë djegur me mijëra hektarë tokë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Teknik, Dritan Demiraj.

Në një status në FB ai shkruan se zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare dhe se të gjitha strukturat po punojnë për të vendosur situatën nën kontroll

Statusi në Facebook:

I nxehti ka bërë që me vendin tonë për tashmë dy muaj të ketë shumë zjarre.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave civile, zjarrfikësit, policia e shtetit, forcat e armatosura, bashkitë, prefekturat po punojnë natë e ditë për të vendosur situatën nën kontroll.

Inkurajoj të gjitha këto struktura që po luftojnë me zjarret në çdo cep të territorit për të shpëtuar njerëzit dhe pasurinë kombëtare.

Zjarrëvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare.