Minatorët po protestojnë sot para Kryeministrisë. Ata kërkojnë miratimin e statutit të minatorit, përndryshe kërcënojnë të futen në grevë urie.

Afati që minatorët dhe sindikatat mbrojtëse i kanë lënë qeverisë është 22 shkurti. Minatorët dhe sindikatat mbrojtëse i kanë lënë afat qeverisë deri me 22 shkurt.

“Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, u shprehën minatorët.

Në dhjetor, minatorët e Bulqizës iu drejtuan me anë të një letre shefit të qeverisë, presidentit, kreut të Kuvendit si dhe vendosën në dijeni edhe kreun e PD-së për kushtet e mjerueshme në të cilat punojnë. Ata u shprehën se jeta e tyre është kthyer në një ferr të vërtetë dhe për këtë parashtruan një sërë kërkesash si më poshtë:

“Të detyruar të ngremë zërin për të siguruar një jetë më të mirë për veten tonë dhe familjet tona, parashtrojmë kërkesat tona si më poshtë:

Të miratohet statusi i minatorit;
Të rriten pagat dhe të jepet leje vjetore me të drejtë page;
Renta minerale t’i kthehet si e ardhur Bashkisë dhe të përdoret në Bulqizë;
Të sigurohen kontrolle shëndetësore dy here ne vit dhe pa pagesë, duke pasur parasysh se minatorët vuajnë nga sëmundje profesionale. Gjithashtu minatorëve tu rimburohen ilaçet 100%;
Paga minimale e punëtorëve të cilët punojnë në minierat e nëntokës të mos jetë më poshtë se shuma 70 mijë lek të reja;
Të përmirësohen kushtet e punës;”, shkruhej në letrën e tyre.