Mimoza-Hafizi-600x345
Sërish sot deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi, doli në mbështetje të Ben Blushit për respektimin e statutit të partisë. Pas një takimi me strukturat e PS-sënë Shkodër, ajo tha për mediat se mandati i kryetarit aktual të partisë ka dy vjet që ka mbaruar.

“I qëndroj asaj që kam thënë. Mbështes Blushin në kërkesën për statutin. Mandati i kreut të PS-së ka mbi dy vjet që ka mbaruar. Duhet mbajtur gara për kreun e PS. Ka dhe të tjerë që e mbështesin këtë qëndrim”- tha Hafizi.

I pranishëm në këtë takim në Shkodër ishte edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Brenda datës 27 shkurt pritet të përfundojë në qarkun e Shkodrës procesi i zgjedhjes së kandidatëve për Kongresin që do të zhvillohet më 19 mars.