MIMI-640x340
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se nuk e dinte që mes te dekoruarve nga ministria ishte edhe persekutori i At Zef Pellumbit. Në një intervistë për Ilva Taren, ministrja thotë se listat e veteranëve duhen pastruar nga xhelatët, por nuk dha një afat se kur do të rishikohet kjo listë.

Tare: Mes emrave që ju keni dekoruar ka patur nga ata që kanë dënuar emra si At Zef Pllumbi apo anëtarë të tjerë të Ish-Byrosë, Vito Kapo apo edhe të tjerë. Si i keni bërë ato dekorime?

Kodheli: Qeveria ka marrë një vendim që të dekorojë veteranët e një kategorie të caktuar që ishin veteranët e kategorisë së parë A. Ka marrë një vendim që me rastin e 70 vjetorit të clirimit të mund të dekoronte këtë kategori të parë. Veteranët që sot e përfitojnë këtë status janë diku te 5000, por një mijë janë të kategroisë së parë, dha ka marrë një vendim dhe ka thënë të dekrohen veteranët e kategorisë së parë dhe veteranët e kategorisë së parë janë dekoruar. Tani si bëhet një veteran i kategorisë së parë?

Në vitin 1994 është miratuar ligji 78/74 për statusin e vetranëve të LANC. Bazuar në këtë ligj ka dalë një VKM e cila përcaktonte komisionin që do ngrihej dhe që do merrej se kush do ta përfitonte këtë status. Meqe ligji është miratuar në 17 nëntor 1994, pra VKM është 3.5.1995 dhe mban numër 190, VKM e firmosur nga kryeministri i asaj kohe Aleksander Meksi përcakton drejtimin e punës për dhënien e statusit të veteranit të luftës. Ngarkon një komision bazuar në kete VKM, i drejtuar nga zv/ministri i Mbrojtjes së asaj kohe që do të bënte këtë vlerësim. Gjatë vitit 1995-1996 i është dhënë statusi mijëra vetave. Vendimi numër 34 i datës 6.9.1996 i jep, vendosi që zoti filan, se nuk dua tja përmend as emrin, të drejtën e qënies së veteranit të luftës dhe me shpërblim mujor prej 1500 lekësh të reja. Si ky vendim ka për 1000 veta dhe për 5 mijë të tjerë që janë të kategorive të tjera nga një vendim dhe komision i ngritur duke u bazuar nga një ligj i vitit 1994, firmosur nga kryetari i komisionit. Tani ky zotëria dhe zonja dhe të tjerë që kanë fituar këtë status, e kanë përfituar këtë status 20 vjet më parë, marrin në dallim nga pensionistët e tjerë 15 mijë lekë cdo muaj më tepër për shkak të këtij statusi. Pra llogarisni 15 mijë lekë për 20 vjet, nga taksapaguesit i kemi dhënë këtë shpërblim, përfshi edhe këtë zotërinë, i kemi dhënë bazuar në këtë punë të bërë në vitin ‘94, ‘95 dhe ’96. Tani çfarë ka bërë qeveria? Qeveria ka thënë kategorinë A të bazuar në këto letra, nëse do të duhej të bëhej një rishikim nga e para, këto janë letra zyrtarë, të ishte bërë, pra të quhej nul ligji i 94, kur President ishte dikush, të quhej nul VKM 95 kur Kryeministër ishte dikush tjetër, të quhej nul të gjithë vendimet e marra nga komisioni që ishte ngritur për këtë qëllim në 96 dhe të rishikoheshin të gjitha nga e para, jam dakord dhe të hiqej status ii veteranëve të kategorisë së parë që rezultonin se ishin xhelatë dhe jo vetëm. Mund të ishte bërë në 20 vjet, mund të ishte bërë dhe në 8 vjetët e fundit. Ata kanë vazhduar ta gëzojnë këtë status, por jo vetëm si status, por të marrin edhe 15 mijë edhe 30 mijë lekë më shumë se një pesnionist i zakonshëm nga paratë e taksapaguesve. Se flasim për miliona lekë kur shtrihet në vite kjo gjë. Pra, qeveria ka thënë se dekorimi i kësaj kategorie, se kategoria ka ardhur 20 vjet përpara, të dekorohet kjo kategori. Është marrë lista nga Sigurmet Shoqërore, sepse kjo listë nuk ekziston në asnjë venmd përvecse në sigurimet shoqërore ku verifikohet që veteranët e kategorisë së parë marrin këtë shumë ekstra. Është marrë lista dhe sic është lista është dhënë kjo fleta e lavdërimit. Kjo është historia e kësaj gjëje.

Tare: Kaq për pjesën protokollare dhe për anën ligjore se cfarë ka ndodhur. Mund të flasim edhe për anën morale se cfarë ka ndodhur. Është dekoruar persekutori dhe i persekutuari, është dekoruar xhelati dhe viktima. Qëndron kjo, a keni bërë një lapsus zonja minister që keni firmosur ato emra?

Kodheli: Unë nuk e di farë se cilët kanë qenë ato 1 mijë emrat. Kjo ishte një punë që duhej bërë, që listat të ishin ripasuruar, duhet të ishte bërë. Këta zotërinj gëzonin pagesë ekstra çdo muaj. Nuk është vetëm problemi i medaljes, po pagesa ekstra?! Kështu që kjo është një farsë, kjo është gjetur një kauzës beli për të krijuar këtë situatë. Unë nuk e di farë kush janë 1 mijë emrat, sepse kam respektuar një vendim që daton 20 vjet të shkuara dhe kur them unë them qeveria.

Tare: Pse nuk e bëtë ju rishikimin?

Kodheli: Nuk e bëja dot se duhej ndryshuar ligji.

Tare: Po ta kërkonit ta ndryshonit ligjin?

Kodheli: Unë kam menduar që këta 1 mijë emra janë të pastër, janë të parë, të riparë. Nuk më ka thënë njeri që shiko zonjë se këto emrat…ose nuk na ka thënë njeri që këto emrat gjysmat e tyre janë xhelatë, sepse duhej të ishte bërë më parë kjo histori.

Tare: Ok deri në fazën që nuk e dinit, por tani që e dini do të ndërmerrni ndonjë hap të tillë, do ti kërkoni tja tërhiqni atë medalie?

Kodheli: Unë, po të më lejohet, sepse nuk është në tagrin tim, por besoj krejt moralisht në emër dhe respekt të moralit të mund të rishikohen, por jo vetëm këto. Janë shumë gjëra për tu rishikuar të cilat u bënë kauza, por nuk u bënë realitet, psh me hapjen e dosjeve, po rishikimin e shumë personazheve, si nga njëra anë edhe nga tjetra. Unë jam për rishikim, dhe nëse rezultojnë ashtu sic në gjykimin e një komisioni tjetër me ekspert që ndoshta bën një vlerësim më të detajuar, jam dakord që ti hiqen medaljet, dekoratat , ti hiqen përfitimet sepse ndonjëherë morali mund të jetë edhe mbi ligjin, por unë ju them se kategoria e parë ka gëzuar dhe e ka përfituar këtë në vitin 94, 95,96 dhe duhej që në atë kohë që të bëhej rivlerësimi i të gjitha figurave që po flasim sot. Jo të merrni këta zotërinj që po flasim sot 20 vjet pension special dhe pastaj të thuhet: Ti ke dashur të dekorosh këtë, kur është dekoruar e gjithë kategoria.

Tare: Statusi është dicka tjetër dhe mesa e shpjeguat ju, e kanë bërë kundërshtarët tuaj politik se ata e kanë qenë në pushtet. Por medalja është dicka onorifike, është gati morale. A mund ti kërkohet zyrtarisht nga ministria që ta kthejnë këtë medalje?

Kodheli: Ok, medalja është onorifike, por medalja është bazuar në një VKM që ka qenë e fokusuar te një kategori. Pra duhet parë kategoria, jo medalja sepse mund të mos i vetmi. Unë nuk e di sepse ka qenë e gjithë kategoria A. Kaq.

Tare: Ok, nuk e dinit, por tani që e dini do të ngrini një grup që të merret me ndryshimin një për një të emrave?

Kodheli: Nuk është në tagrin tim personal, por sigurisht që mund të merremi. Ne do merremi me të gjitha gjërat që të tjerët nuk janë marrë që duhet të ishin marrë. Se dhe ligjin për hapjen e dosjeve ne e bëmë dhe do merremi që ta pastrojmë këtë histori njëherë e përgjithmonë. Unë jam vullnet plotë për të pastruar cdo listë nga e keqja, e cila do anë e qoftë. Jam e ftohetë në këtë drejtim sepse jam kundër dhunës, kundër xhelatëve. Janë me status edhe sot që po flasim. Por e vërteta është kjo. Shpresoj që në të ardhmen shumë të afërt të pastrojmë të gjitha listat nga xhelatët.

Tare: Çfarë do ti thonit atyre që ju kanë akuzuar edhe si forcë politike, por edhe ju si ministre se me këtë dekorime keni bërë…jeni treguar nostalgjikë ndaj këtyre.

Kodheli: Është qesharake, nuk e konsideroj farë këtë.

Tare: Po ta dinit këtë që ka ndodhur tani do ta kishit parë atë listë të emrave?

Kodheli: Kjo është një pyetje dashamirëse dhe unë do të thoja: Po do ta kisha parë. Por nuk ka qenë në tagrin tim, në detyrimin tim sepse ka qenë një listë që ka lindur prej 20 vjetësh dhe nuk ka pasur një pyetje që ti shikojmë njëherë, sepse nuk ka qenë ky qëllimi. Nuk kam unë asnjë instrument për ta bërë këtë gjë sot që flasim. Nuk kam një komision që ka vendosur dhe ka bërë një status tjetër.

Tare: Shprehër vullnetin për një iniciative që mund të merret dhe të bëhet dicka për ti hequr ato medalje?

Kodheli: Jo jo, për të ndryshuar statusin

Tare: Për të ndryshuar statusin fillimisht?

Kodheli: Po sigurisht

Tare: Edhe për të ndryshuar medalje?

Kodheli: Po për rrjedhojë, vjen rrjedhimisht.

Tare: Dakord, do të ketë një iniciativë të tillë?

Kodheli: Pse të mos ketë?!

Tare: Do ta bëni ju?

Kodheli: Pse të mos e bëjmë?!

Tare: Kur do ta inicioni?

Kodheli: Ju intereson koha apo produkti?