PASKAL-MILO
Paskal Milo nuk ka dyshime se qeveria Rama është e lodhur dhe e konsumuar. Ai mendon se skuadra që ndërtoi kryeministri për të drejtuar ekzekutivin nuk mund ta çojë mandatin deri në fund.

“Para së gjithash mendoj se skuadra që kryeministri Rama ndërtoi për të qeverisur Shqipërinë është e lodhur, e konsumuar dhe e papërgatitur për të shkuar në finish”, shprehet Milo në një intervistë për gazetën Panorama. Kryetari i PDS, aleat i PS –së, thotë se Rama duhet të bëjë ndryshime në qeveri: “Një trajneri i mirë i shikon defektet e lojëtarëve të vet në lojë e sipër dhe bën zëvendësimet e duhura në momentin e duhur, duke bërë edhe zhvendosje e lëvizje taktike. Ka ardhur moment që kjo skuadër më tepër se kurrë duhet rifreskuar, jo vetëm në element përbërës të saj, por më tepër në konceptin e lojës, nëse do që të zërë një vend nderi në kategorinë superior të politikës shqiptare.”

Milo deklaron se aftësia e qeverisë për të zbatuar programin e ngjyrosur elektoral mbeti në nivel të ulët. Ai kritikon edhe masat e ashpra të qeverisë kundër informalitetit, duke i konsideruar të tilla si ato të kohës së diktaturës. “E kam fjalën që reformat që janë shpallur po bëhen me medota të atilla të ushtrimit, në mos të dhunë së drejpërdretë, të presionit dhe terrorit psikologjik. Të bësh shtet në demokraci është ndryshe nga shteti në diktaturë. Shteti në diktaturë bëhet përmes dhunës, forcës dhe kërcënimeve, kurse shteti në demokraci bëhëet ose perfeksionohet përmes bindjes dhe ndërgjegjësimit qytetar për të respektuar ligjet, zbatuar ato ose për t’i përmirësuar. Për fat të keq në Shqipëri raporti mes ndërgjegjësimit të qytetarit dhe ushtrimit të dhunës dhe presionit psikologjik ndaj tij për të bërë shtet ligjor, është në favor të së dytës.

Ndryshime në qeveri ka kërkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.